15.4 C
New York
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku për lirimin e Haradinajt: Kosova të nisë fushatë kundër fletarresteve të Serbisë

Eksperti për ekonomi, Lumir Abdixhiku në Facebook ka përshëndetur lirimin e Ramush Haradinajt

Këtë postim ai ka thënë se “derisa luftëtarët e Kosovës përballen me gjyqe trefishe, vrasësit e 2,000 fëmijëve e 12,000 civilëve mbesin të lirë – ata ende i përulen me lule varrit të Millosheviqit. Dhe për këtë marrin heshtje nga evropianët”

Abdixhiku ka shkruar në Facebook:

Tre herë gjykim s’është drejtësi. Është padrejtësi ndaj Ramushit, Kosovës e qytetarëve të saj.

E derisa luftëtarët e Kosovës përballen me gjyqe trefishe, vrasësit e 2,000 fëmijëve e 12,000 civilëve mbesin të lirë – ata ende i përulen me lule varrit të Millosheviqit. Dhe për këtë marrin heshtje nga evropianët.

Ardhja e Ramushit të shërbejë si arsye për shtetin e Kosovës që të nisë fushatën e zhbërjes së fletarresteve të Serbisë. S’mund të ketë relacion tjetër para këtij; e s’kemi as kohë e energji të shpenzojmë në teke të Serbisë. Përndryshe, po e morëm vendimin veç si festë, do të kemi gjyqe tjera absurde si këto rend.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles