Site icon Prishtinapress

Abdixhiku njofton se përpjetëza e Veternikut po rregullohet: Rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku njoftoi se kanë filluar punimet në përpjetëzën e Veternikut.

Lajmin e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku tha se sot ka filluar dita e parë.

“Kjo përpjetēze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqyet, ajo simbolizon neglizhencën.

40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur”, ka shkruar ai.

Exit mobile version