Site icon Prishtinapress

Abdixhiku mohon largimin nga LDK

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se nuk e ka alternativë largimin nga LDK-ja.

Me largimin e Vjosa Osmanit nga partia, sot në media u përfol se Abdixhiku do t’i bashkohet asaj në rast të themelimit të partisë së re, por ai për klankosova e mohoi këtë gjë.

“Nuk e di pse po bëhet temë largimi im nga LDK. Nuk ka qenë, s’është dhe s’do të jetë asnjëherë alternativë e imja”, tha shkurt ai.

Abdixhiku s’e ka votuar shkarkimin e Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë – njëra nga arsyet e largimit të Osmanit nga LDK-ja. Madje, ai kishte thënë se nuk i sjell dobi largimi i figurave kryesore.

“LDK-së i duhet unitet. Çdo mospajtim është i zgjidhshëm. Unë nuk besoj se largimi i figurave kryesore të partisë nga pozitat udhëheqëse na sjellë ndonjë dobi. Përkundrazi, çdo largim i tillë na bën më të dobët e më të ligë. LDK nuk ka njerëz në tepricë; LDK ka nevojë për njerëz me shumë; sidomos tani, sidomos të profilit të tillë”, kishte thënë.

Exit mobile version