Site icon Prishtinapress

Abdixhiku: Kemi humbur mjaft kohë, kënaqësi t’i shohësh punëtorët teksa i përshtaten ritmi të ri të Qeverisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se angazhimet me intensitet të ri tashmë kanë nisur te rrethrrotullimi, në Veternik.

Abdixhiku theksoi se në mars hapet nyja dhe ky afat i ri është prezantuar sot gjatë inspektimeve që ua bëri punimeve.

Ministri Abdixihku shtoi se është kënaqësi t’i shohësh punëtorët vendës teksa i përshtatet ritmit të ri të Qeverisë.

Postimi i plotë:

Sot vizitova punimet në “rrethrrotullim” të Veternikut. Angazhimet me intenzitet të ri tashmë kanë nisur. Në mars hapim nyjen – këtë afat të ri ma prezantuan sot. Pas marsit, pas hapjes, punohet në detajet e mbetura pa pengesë në qarkullim.

Është kënaqësi t’i shohësh punëtorët vendorë teksa i përshtaten ritmit të ri të Qeverisë. Këtë frymë do ta përcjellim edhe tek projektet tjera nëpër Kosovë. Kemi humbur mjaft kohë.

Exit mobile version