Abbott: Kam kënaqësinë që ta vazhdojë traditën e marrëdhënieve të ngushta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe FSK-së

0
18

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar sot Regjimentin e 2-të të Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Abbott ka thënë se t’i takosh dhe të bisedosh me ushtarët e FSK-së për punën e tyre është mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.

Ai ka pohuar se nga ushtarët e FSK-së, është informuar për operacionet dhe aktivitetet e tyre të trajnimit, si dhe gjatë takimit ata kanë bërë një demonstrim të njohurive të zgjeruara që i kanë fituar nga trajnimet në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasadori ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ka kënaqësinë që të vazhdoi traditën e marrëdhënieve të ngushta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe FSK-së.

Gjithashtu ai ka thënë se është i nderuar që ka mbajtur ligjëratë për lidershipin para oficerëve dhe nënoficerëve të Regjimentit të 2-të në Istog./Telegrafi/