Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki bazi, ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin, se është duke e përdorur Isa Mustafën për ta ndarë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abazi mes tjerash shkroi se pyetjet e Thaçit për qeveri të re apo për zgjedhje nuk zëvendësojnë qëndrimin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
“Para dhe gjatë luftës, Thaçi ka përdorur shokët e tij për të përçarë e luftuar LDK, ndërsa tani po e përdor Mustafën për të përçarë e luftuar kushtetutshmërinë, shtetin e Kosovës dhe ndarë LDK-në”, ka shkruar Abazi.
“Ata që janë në listën e zezë të Amerikës dhe që kanë probleme me ligjin dhe kushtetutën e Kosovës nuk përbëjnë interesin e qytetarëve, e as nuk i kontribuojnë demokracisë dhe marrëdhënieve me shtetet demokratike”, është shprehur ai.
“Pyetjet e Thaçit nuk zëvendësojnë qëndrimin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit dhe gjithashtu, as nuk mbulojnë shkeljen e Kushtetutës”, ka thënë numri dy i qeverisë në detyrë.