Site icon Prishtinapress

Abazi i cili kishte thënë se Dehari ishte vrarë nga VV’ja, propozohet si Zëvëndëskryeministër nga Kurti

Haki Abazi, i cili është propozuar për Zëvëndëskryeministër të dytë, nga ana e liderit të Vetëvendosjes, dy vite me parë kishte shkruar se njerëzit e VV’së janë vrasësit e Astrit Deharit.

Haki Abazi vetëm dy vite më parë kishte shkruar në një status në Facebook, se njerëszt e VV’së janë vrasësit e Astrit Deharit.

Ai kishte thënë se Dehari ishte vrarës sepse shihej si rrezik dhe penges e planeve të VV’së

Ai gjithasashtu kishte thënë se njerëzit e VV’së po derdhin lot krokodili për të vrarët, e për fëmijet e mbytur në gropa.

E çuditrisht kjo nuk i ka penguar fare liderit të VV’së që Abazin ta popozoj në një post të lartë, siç është Zëvendëskryeministëri, duke injoruar krejtësisht antarët besnik dhe të devotshëm të kësaj partie.

Ndryshe, gjatë ditës se sotme Kurti ka propozuar  për postet e larta shtetërore në Qeverinë e tij emra mjaftë interesante, qe vlenë të ceken janë përzagjedhja e Zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin ndërsa Albulena Haxhiun si Ministre të Drejtësisë.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa emrat e tjerë që KUrti ka propozuar janë edhe Blerim Reka, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari dhe Arben Vitia.

Exit mobile version