Site icon Prishtinapress

Abazi: Bëmë koalicion me Vjosa Osmanin e jo me “regjimin e vjetër”

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka komentuar 100 ditët e qeverisë të drejtuar nga Vetëvendosje.

Abazi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK krijoi tensione artificiale me kërkesa për të larguar tarifat dhe reciprocitetin.

“LDK na pruri lakun në fyt me ato kërkesa. Asgjë nuk ndodhi. Serbia nuk ndryshoi, BE-ja nuk ndryshoi e as Amerika nuk ndryshoi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se këto tensione u krijuan pasi u pa përcaktimi i qartë i programit qeveritarë.

Duke folur për debatet më mbledhjen e sotme të qeverisë, zëvendëskryeministri në detyrë thotë se po të mos rrëzohej qeveria nuk do të ekzistonte “regjimi i vjetër”.

Abazi thotë se Vetëvendosje nuk bëri koalicion me “regjimin e vjetër” por me Vjosa Osmanin.

“Ne kemi bërë marrëveshje me një koncept politik që iu është premtuar njerëzve. Isa Mustafa e as Skender Hyseni nuk kanë dalë në zgjedhje për të marrë vota”, tha ndër të tjera Haki Abazi.

Exit mobile version