Site icon Prishtinapress

AAK shpalos rezolutën për lirimin e Haradinajt, këto janë kërkesat kyçe (Dokument)

Pas debatit të zhvilluar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e që është ende duke vazhduar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar miratimin e kësaj rezolute.

Indeksonline ka siguruar rezolutën e propozuar nga subjekti partiak Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në të cilën kërkohet lirimi i menjëhershëm i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë.

Përmes kësaj rezolute kërkohet lirimi pa kushte i Haradinajt dhe kjo gjë të shihet si detyrë primare shtetërore, gjithashtu që Qeveria e Kosovës të kërkojë me ngulm përfshirjen direkte të Bashkimit Evropian, përmes përfaqësues së lartë për politikë të jashtme, Frederica Mogherini që të përshpejtojë lirimin, nga shteti francez, të ish-kryeministri të Kosovës, Haradinajt, shkruan Indeksonline.

Më poshtë sjellim dokumentin ku edhe shihen pikat kyçe të kësaj rezolute:

Exit mobile version