7.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AAK paralajmëron monitorim 24 orësh për Qeverinë Kurti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj ka thënë se do ta monitorojnë Qeverinë Kurti 24 orë dhe do të jenë syçelë për dialogun me Serbinë.

Lekaj thotë se institucionet e vendit nuk duhet të hyjnë në analizën e dokumentit “non paper”, për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa nuk ka diçka të qartë nga BE-ja. Duke e quajtur të papranueshme përmbajtjen e atij dokumenti, deputeti opozitar thekson se nuk do të lejojnë ndryshimin e kufijve me Serbinë, Asociacionin me kompetenca ekzekutive, dhe as autonominë për pjesën veriore të vendit.

Lekaj për KosovaPress kritikon ekzekutivin për vonesat në sigurimin e vaksinave anti-COVID-19.

“Nuk kemi një platformë për dialog, një analizë si do t’i qaset zotëri Kurti. Këto drafte ‘non paper” mendoj se duhet t’i analizojmë nga kush kanë ardhur, dihet se në diplomaci këto nuk firmosen nga qeveritë dhe nuk saktësohet nga cili vend. Por, ne nuk guxojmë të hyjmë në analiza derisa nuk kemi një dokument të qartë nga Brukseli. Ne si opozitë do të insistojmë për mos ndryshim të kufijve, nuk ka distrikt apo autonomi për pjesën veriore, nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive dhe këtu do të jemi syçelë dhe monitorues 24 orë”, pohon ai.

Ish-ministri nga AAK thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti sigurimin e vaksinave e ka sekondare, ndërsa bredh në Bruksel.

“Prioritet i zotëri Kurtit duhet të jetë vaksinimi i qytetarëve. Nuk ka asnjë prioritet tjetër. Por po e shohim edhe pse po ballafaqohemi me vështirësi të vaksinave, zotëri Kurti nuk e ka pa të udhës që më të vërtetë t’i qaset drejt dhe në favor qytetarëve, por e ka lënë si sekondare dhe sot bridhet në Bruksel”, thotë Lekaj.

Ai shprehet se nuk po shohin asgjë pozitive nga Qeveria Kurti, ani pse ka hyrë në muajin e dytë prej kur ka marrë detyrën.

“Deri më tani kemi nuk kemi parë diçka që të vlerësohet pozitivisht (te Qeveria Kurti). Nëse nisemi nga plan programi nuk e kemi një të tillë, nuk kemi një plan të veprimit. Të gjitha gjërat po i marrin ad-hoc dhe çka kanë në tavolinë, pa analizuar fare. Kemi rastin sa i përket vendimit për mbyllje të gastronomisë që ka qenë kundërproduktive, përpos që e kanë shkatërruar më shumë ekonominë nuk kanë bërë diçka të mirë për qytetarët. Nuk është vlerësuar mirë as nga ana jonë si AAK dhe qytetarët. Tjetra është se ka filluar të atakojë edhe shtresën më të varfër që janë pensionistët”, thotë ai.

Lekaj votimin e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri e quan ndërhyrje në çështje të brendshme atje.

“Ne nuk guxojmë që Qeveria e Kosovës të ndërhyjë në zgjedhjet e brendshme, si mund t’i bije që të themi Partia Socialiste apo Partia Demokratike të krijojë një parti në Kosovë, si do të ishte vlerësuar. Prandaj është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Shqipëri. Mendoj se këtu ka gabuar mjaft dhe ka humbur kohë. U pa që qytetarët e Shqipërisë nuk mendojnë si kryeministri ynë dhe mendoj që e ka marrë minimumin e minimumit të votave. Për ne si Kosovë duhet ta pranojmë çdo zgjedhje që e kanë bërë qytetarët e Shqipërisë dhe duhet t’i urojmë Edi Rama fitoren dhe pozitën e kryeministrit”, deklaron Lekaj.

Në kuadër të një vizite zyrtare në Bruksel, kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Ndërkohë dje bëri të ditur se nuk do të takohet më 11 maj me presidentin serb, Vuçiq për të rifilluar dialogun.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles