Site icon Prishtinapress

AAK-ja kërkon që të bëhet rinumërimi i plotë i votave

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i KQZ-së, Ibrahim Selmanaj nga subjekti i AAK-së ka këkruar nga KQZ-ja rinumërim të plotë, pasi siç ka thënë ai vetëm në këtë mënyrë që të pastrohet procesi zgjedhor.

“Hetuesia ruhet të merret me secili komisioner në secilën qendër e vendvotim aty ku ka bërë ndërhyrje, dhe kërkojë nga KQZ-ja që të bëhet një rinuëmrim i plotë në mënyrë që të pstorhet si proc në mënyrë që të evidentohen keqpërdorimet”, tha Selmanaj.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se për rinumërim të plotë vendos KQZ-ja, ajo shton se nëse pajtohen të giithë anëtarët atëherë kjo mund të ndodhë.

“Objekti i hetimit nuk janë kutitw tjera por njanë vetëm ato që janë rinumëruar ditën e parë ato të votave me kusht ato janë objekt i getimit por jo edhe ato që janë duke u rinëmuëruar edhe ato 134 të djeshit nuk janë objekt i hetimit por nëse dalin dallime do të hetohen edhe ata komisionerë, sa i përket rinumërimit total nuk mundem me dhënë ndonjë vendim dhe ajo është cështje e vendosjes së KQZ-së dhe nëse merr përkrahjen atëherë do të ndodhë”.

 

Exit mobile version