19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

AAK e vendosur, pa Ramushin s’ka zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme tash e një kohë të gjatë. Por, zyrtarë të kësaj partie nuk duan qe vendi të shkojë në zgjedhje për sa kohë që lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj nuk kthehet në Kosovë.

Ali Berisha sekretar organizativ i kësaj partie, thotë se është e papranueshme qe vendi të shkojë në zgjedhje për sa kohë qe Haradinaj nuk është në Kosovë

“Ne mendojmë se është e pakuptimte derisa në vend nuk është një lider i një partie të rëndësishme politike, e cila është në një ngritje të konsiderueshme të mbahen zgjedhjet. Po shpresojmë se Ramushi sa ma shpejtë ka më u liru dhe si të kthehet ai në vend sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Berisha për ‘Indeksonline’.

E, sa i përket çështjes se asociacionit dhe demarkacionit, Berisha thotë se ka një tendence të qeverisë qe t’u ipet epilog këtyre temave.

“Çka do që bëhet në aspekt të asociacionit dhe demarkacionit ato janë marrëveshje të dëmshme dhe nuk duhet të bëhen. Tendencat janë vërejt, por pa marrë parasysh këto marrëveshje nuk duhet të zbatohet. Matja e territorit është e pakuptimtë pasi nuk është i definuar kufiri”, ka shtuar ai.

Berisha ka thënë se mbajtja e ish kryeministrit të Kosovës në Francë është rrezik për destabilizimin e vendit. Pasi, sipas Berishës, Haradinajt po i bëhet padrejtësi e madhe jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj kauzës që ai përfaqëson.

Ish komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit është ndaluar në aeroportin e Bazelit para dy jave mbi bazën e një flet arresti serb. Në seancën e fundit gjyqësore, Gjykata në Colmar të Francës vendosi qe ai të lirohet me kusht.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles