Burrit nga Ferizaji, ku në shtëpinë e tij është vendosur murali i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk i ka pëlqyer kjo vepër.
Ai akuzon kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për të cilin thotë se nuk e ka pyetur për vendosjen e këtij murali në shtëpinë e tij.
Madje thotë se arsyeja pse është vendos ky mural është pasi ai është vejan.
“Kanë shku ma kanë vnue një grue në shpinë teme, i thash pse ma keni vnue, tha vejan ti e ta kemi vnue. Kom ankesë kundra Agim komunës. Më kanë bo hor o bac, më thojshin je vejan ta kemi vnue. Ma bre unë vejan jam, por Agimi ma kish que kish thon vnone në shpi të bacit.
Kqyre argumentin, e kanë vnue në shpi teme. Marre me m gjit mu syreta të grave aty vec që jom vejan. Po nejse po mujnë, se forca po jau bon”, thotë burri, i njohur në Ferizaj si baci.
Ai thotë se i vjen rëndë që të tjerët ta shikojnë muralin e vendosur në shtëpinë e tij.
Këngëtarë shqiptare por në banesë teme me ma ngjit pom vjen mu rëndë me pa hallku aty. Ajo është e bukur është njeri i mirë, por këta ku e gjetën bash mu me ma vnu aty. Le të përgjigjet Agimi pse, edhe s’um ka vetë hiq vec kur po e shoh që e kanë ngjit aty”, shtoi Baci në ATV.
“Bukur është kjo, por pse mu nuk mkan pyet në shpi teme, më kanë vnue gra aty”, thotë për fund ai.