Site icon Prishtinapress

A po jetësohet koalicioni Nisma-PDK, Hoxhaj jep përgjigjjen

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Enver Hoxhaj, në emisionin Pressing të T7, ka folur rreth një koalicioni të mundshëm në mes të partisë së tij dhe Nismës së Fatmir Limajt.

Hoxhaj tha se nuk përjashtohet mundësia që PDK’ja të merr një parti të vogël në koalicion.

“Natyrisht se kemi pasur takime me zotin Limaj, por takimet kanë qenë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne do të garojmë në këto zgjedhje me identitet të qartë të PDK-së. Nuk përjashtohet mundësia që do të marrin ndonjë parti të vogël që do të jetë pjesë e listës se PDK”, është shprehur Hoxhaj.

“Parimi im është ta ruaj identitetin e PDK-së, të dihet se për çfarë qëndron PDK’ja. Koalicioni nuk është vetëm punë teknike me u pa unë me zotin Limaj, ka edhe tema programore, ka të bëj edhe me atë se sa vetë mund të hyjnë në listë, me atë se si mund të sillet një parti politike ndaj zgjedhjeve”.

Tutje, Hoxhaj tha se kjo temë megjithatë është temë e parakohshme.

“Qëndrimi jonë është të garojmë në këto zgjedhje me slogan tonin me program tonin dhe natyrisht se jemi të interesuar të bisedojmë me subjekte të tjera politike. A mund të jetë Nisma a partitë tjera politike janë tema të parakohshme”, shtoi Hoxhaj.

Exit mobile version