Site icon Prishtinapress

A po i ik Albin Kurti drejtësisë? (Video)

Është hera e dytë që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka shmangur dhënien e llogarisë para sistemit të drejtësisë në Kosovë, për hedhjen e gazit lotsjellës në seancat plenare të Kuvendit.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar sot urdhër arrest për Kurtin për shkak të mos pranisë në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera që janë mbajtur kundër deputetëve të VV-së për të njëjtin proces

Më herët, është raportuar se Albin Kurti ka shkuar në Austri, mirëpo tani Lëvizja Vetëvendosje përmes faqes së saj, ka publikuar një fotografi të Kurtit duke pirë kafe në një lokal në Austri. /Tribuna/

Exit mobile version