10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

A po gënjehet Kosova për heqjen e vizave – Deklaratat e ndryshme të zyrtareve të BE-së!

Heqja e vizave për Kosovën po mbetet njëra ndër çështjet më me interes për qytetarët e vendit. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini deklaroi para disa javësh se Kosova ka vetëm një kusht që t’i hiqen vizat, pra, votimi i Demarkacionin me Malin e Zi.  Ajo ka potencuar se kanë qenë dy kushte që ky proces të liberalizohet, dhe njëri nga ta, luftimi i korrupsionit është arritur.

“Dëshiroj të ju them shumë qartë, dhe nuk kam nevojë të bërtas që të dëgjohet pasi ka edhe shumë media që e përçojnë këtë mesazh, se miratimi i demarkacionit është kushti i vetëm për liberalizim vizash”, kishte thënë ajo gjatë një konferencë për media, pas takimit me kryeministrin e Republikës, Isa Mustafa, shkruan Indeksonline

Mirëpo, ndryshe u deklarua sot shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. Në një fjalim të saj në Kuvend tha se vendi ynë ka plotësuar 93 nga 95 kushtet për heqjen e vizave. Madje, kjo zyrtare po del kundër deklarimeve të Mogherinit.

“Kuvendi dhe lidershpi e kanë çelësin për ti përmbushur dy kërkesat e fundit që kanë mbetur: Ratifikimi i demarkacioni si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ftojë spektrin politik që të gjej konzensuin nacional që të vije tek fundi i izolimit të Kosovës dhe kështu të ndodhë liberalizmi i vizave”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, partneri i koalicionit qeverisës (PDK-LDK-Lista Serbe) ende nuk po ka guxim që këtë çështje ta dërgojnë në Kuvend për votim. Derisa kryeministri Mustafa e ka lënë si mundësi që deri në muajin qershor të jetë afati për ta miratuar këtë marrëveshje ndërshtetrore.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles