Site icon Prishtinapress

A ju shëndosh alkooli?

Çdokush që ndjek një dietë e di që duhet të shmangë pijet alkoolike. Por, pse alkooli të shëndosh? Këtu do i japim përgjigje kësaj pyetjeje.

Ne mendojmë se alkooli na shëndosh sepse përmban sheqer, por janë polialkoolet e sheqerit faktori problematik. Këto polialkoole veprojnë njësoj si karbohidratet.

Gjithashtu, alkooli etilik përmban rreth 7 kalori për gramë, pa marrë parasysh të gjitha elementet e tjera që kontribuojnë në rritjen me kalori të pijeve alkoolike: sheqer te lëngjet e frutave në përgatitjen e një koktejli dhe përmbajtjen e karbohidrateve në birrë.

Alkooli të bën të uritur dhe na nxit që të hamë më shumë se zakonisht. Kjo do të thotë që do të marrim kaloritë e alkoolit plus ato të ushqimit të tepërt që do të konsumojmë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, alkooli ngadalëson metabolizmin.

Exit mobile version