Site icon Prishtinapress

A është kjo periudha kur mund të mbahen zgjedhjet në Kosovë?

Partitë opozitare, veçanërisht Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Megjithatë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë së paku deri në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës tash e një kohë është duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kërkesë kjo që mbështetet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe diçka më heshtur edhe nga Partia Socialdemokrate.

Megjithatë, opozita nuk ka votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit. Kështu vlerësohet se zgjedhje të reja nuk do të ketë së paku deri në pjesën e dytë të vitit 2019, kohë kjo kur deputetët të mbushin dy vjet prejse kanë filluar punën dhe në këtë formë atyre u llogaritet mandati i plotë sa u përket beneficioneve, shkruan Zëri

Partitë në pushtet e mohojnë mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme në këtë kohë.

Exit mobile version