8.7 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

A është e sigurt kriptovaluta?

Kriptovalutat kanë qenë një nga historitë më të mëdha financiare të vitit deri më tani, me çmime në rritje mes pranimit më të gjerë të industrisë.

Madje, gjigantët e pagesave si PayPal dhe Visa kanë bërë hapa drejt miratimit më të gjerë të kriptovalutës, ndërsa kompania e makinave elektrike e Elon Muskut, “Tesla”, javë më parë ka njoftuar se klientët mund të blinin edhe një veturë me Bitcoin.

Çmimet janë rritur gjithashtu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bitcoin kishte vlerë rreth 30,000 dollarë në fillim të vitit, por arriti një nivel prej gati 65,000 dollarësh në fillim të këtij muaji.

Kriptovaluta Dogecoin ka qenë një histori tjetër suksesi, me një rritje të papritur të vlerës me më shumë se 0.40 dollarë në fillim të kësaj jave nga më pak se 0.10 dollarë që ishtë vetëm një javë më parë.

Dhe SafeMoon, një kriptovalutë e re e lëshuar në treg vetëm muajin e kaluar, është bërë me shpejtësi një nga “më të ndjekurat”.

Në të njëjtën kohë, kriptovaluta konsiderohet gjerësisht si një aktiv i paqëndrueshëm dhe çmimet mund të lëkunden në mënyrë aq të theksuar dhe në mënyrë drastike po aq sa rriten.

Për shembull, të premten në mëngjes, vlera e Dogecoin ishte përgjysmuar nga ajo që ishte gjatë ditës së martë.

Duke folur për Newsweek, ekspertët përfshirë investitorët e kriptovalutave kanë shpjeguar rreziqet pas tregtimit të aktiveve dixhitale, përcjell Telegrafi.

Çfarë mund të thuhet në lidhje me paqëndrueshmërinë e çmimeve?

Andreas Park, profesor i asociuar i financave në Universitetin e Torontos, i tha Newsweek se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis kriptovalutave sepse disa kanë më shumë “karakteristika” se të tjerat.

Në të njëjtën kohë, ai tha se, “paqëndrueshmëria e shumë kriptovalutave është marramendëse: nuk është e pazakontë që çmimet luhaten me plus ose minus 10 për qind ose më shumë brenda vetëm disa orësh”.

Ai shtoi që paqëndrueshmëria mund të ndikohet nga një numër faktorësh duke përfshirë mungesën e vlerës themelore dhe faktin që tregtia ndodh në qindra tregje.

Ndërsa Menachem Brenner, profesor i financave në Shkollën e Biznesit Stern të Universitetit të Nju Jorkut, shtoi një pikë tjetër.

“Përdorimi i këtyre kriptovalutave bazohet në besim dhe çdo shkelje do të shkaktojë një lëkundje. Kjo është arsyeja kryesore që këto monedha janë kaq të paqëndrueshme”, tha Brenner.

E Alex Krüger që është një ekonomist dhe tregtar i kriptovalutave ka thënë për Newsweek se çmimi i Dogecoin do të rritet.

Cili është rreziku?

Glen Goodman është autor i The Crypto Trader dhe një ish-korrespondent televiziv i biznesit.

“Investimi i ndjeshëm i kriptovalutës ka të bëjë me fitime duke mbajtur nën kontroll nivelin tuaj të rrezikut në mënyrë rigoroze. Unë pashë shumë tregtarë që do të shijonin suksesin brenda natës, të shkatërronin llogaritë e tyre kur Bitcoin shënoi rënie në vitin 2018. Pa dyshim e njëjta gjë do të ndodhë përsëri për të gjithë ata që nuk kujdesen”, tha Goodman për Newsweek.

Krüger tha se vlerësimi i sigurisë është i komplikuar, por pajtohet për të shmangur ekspozimin me rrezik të lartë, përcjell Telegrafi.

“Nuk ka një qasje të vetme të ndjeshme investimi në kriptovaluta… Unë do të duhet të shkruaj një kapitull të plotë të librit për të përshkruar shkurtimisht qasje të ndryshme që janë të ndjeshme. Të qëndrosh larg levave është përfundimisht e rëndësishme për të papërvojët… Është e arsyeshme të mos e ekspozoni veten kurrë në humbje katastrofike”, tha Krüger.

Gary Shilling, një kolumnist, autor financash dhe këshilltar investimesh për një kohë të gjatë në revisten Forbes është një skeptik i kriptovalutave dhe e krahasoi teknologjinë me një kazino, duke thënë se, “është si të shkosh në Las Vegas”.

“Shanset janë kundër bixhozxhiut”, thotë ndër tjerash ai.

E ardhmja e kriptovalutave

Disa kritikë të kriptovalutës thonë se teknologjia nuk ka të ardhme. Por entuziastët thonë se mund të ndryshojë botën dhe të bëhet standardi tjetër financiar, i nxitur nga pranimi më i madh institucional.

Por Shilling është skeptik.

“Unë mendoj se nëse shohim pas disa vjetësh, do të zbulojmë se e gjithë gjëja është shembur dhe se ju zgjoheni një mëngjes dhe sikur ka pasur ndonjë katastrofë”, ka frikë ai.

Ndërkohë Brenner nuk është aq i sigurt që kriptovalutat vetë do të zëvendësojnë monedhat tradicionale, nëse rregullatorët nuk lejojnë që kjo të ndodhë, por teknologjia themelore mund të fitojë.

“Në parim, në planin afatgjatë, këto monedha nuk do të zëvendësojnë monedhat ekzistuese përveç nëse qeveritë do të jenë të gatshme të heqin dorë nga politika monetare, gjë që nuk besoj do të ndodhë”, thotë ai.

Sidoqoftë, ai tha që teknologjia e blockchain – në mënyrë efektive rrjeti i regjistrave publik në të cilin ekzistojnë kriptovalutat, është një përfitim për tregjet. /Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles