8.7 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

“A e kanë shkarku a? Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, -Bulliqi ironizon me shkarkimin e Agim Veliut

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ironizuar me shkarkimin e Agim Veliut nga kreu i Degës së LDK’së në Podujevë.

Bulliqi ironizoi duke thënë se “A e kanë shkarku a?”. Gjithashtu tha se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë çështje.

“A e kanë shkarku a? S’kokna marrë me atë farë problemi. Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, është shprehur Bulliqi në emisionin Pressing.

Tutje, ai mori shembull Osmanin kur tha se dikur është shkarkuar nga LDK’ja, e sot është bërë presidente.

“Ai e ka shkarkuar dikë më herët, tash atë e shkarkon dikush. Edhe Vjosa është shkarkuar, po tash u bë presidente e vendit”, ka thënë Bulliqi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles