Site icon Prishtinapress

A e dini se selektori kroat që e turpëroi Argjentinën dikur ishte trajner i skuadrës shqiptare

Dy ndeshje, dy fitore, pesë gola të shënuar, asnjë i pranuar. Këto janë shifrat magjepsëse të Kroacisë në dy ndeshjet e para të Botërorit me në krye selektorin, Zlatko Dalic.

Por, me siguri se nuk e keni ditur një fakt për të. Dalic në sezonin 2008-2009 ishte trajner i skuadrës shqiptare, Dinamo Tirana, shkruan Indeksonline. Madje skuadra shqiptare e kishte shkarkuar nga detyra pas rezultateve të dobëta. Pas shkarkimit, trajneri kroat drejtoi skuadra pak të njohura si, Slaven Belupo, Al Faisaly, Al Hilal e Al Ain.

Por, pavarësisht problemeve që kishte në karrierën si trajner, Dalic nuk u dorëzua.

Sot është trajner i përfaqësueses kroate me të cilën tani më po llogaritet si një nga favoritët për të triumfuar në Botëror.

Exit mobile version