13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

A do të jap dorëheqje nesër Glauk Konjufca?

Teksa bisedimet e koalicionit midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të bllokuara që nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit për postin e Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, LVV duket se do të bëjë një lëvizje nga pozicioni i saj i mëparshëm në presion ndaj LDK për të nënshkruar marrëveshjen e koalicionit më LVV.

Burime të Indeksonline tregojnë se Glauk Konjurca ka njoftuar Albin Kurtin dhe organet e LVV-së, se ai do të japë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit për të hapur rrugën për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.

Edhe pse kjo është kundërshtuar më herët nga LVV, ata kanë rënë dakord në këmbim të ofrimit të Kryetarit të Parlamentit, të kërkojnë nga LDK të heqë dorë nga kërkesa e saj për postin e Presidentit të vendit që do të merrej nga LDK.

LVV nuk pajtohet të ndërrojë postet dhe konsideron se vetëm një i post përket LDK-së dhe jo të dyja siç kërkon. Gjithashtu LVV do të kërkojë që Ministria e Brendshme ose Zëvendëskryetari i Kuvendit t’i jepet LVV në kompensim të dorëheqjes së Konjufcës.

Burimet thonë se Glauk Konjufca do të ofrojë dorëheqjen e tij pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nesër, të cilën ai e ka thirrur në ora 11, ku edhe do të deklarohet për mediat.

Me dorëheqjen e Konjufcës, presioni do të jetë ndaj LDK-së për të bërë një kompromis për të arritur koalicionin e shpresës siç kanë premtuar të dy palët ndaj elektoratit. LDK do të testohet me këtë nëse synon të qeverisë Kosovën dhe të ndërmarrë reformat që ata kanë premtuar, ose gjithçka ka të bëjë me betejën për ndarjen e pozitave publike. Dorëheqja e Konjufcës do ta vendos LDK-në në këtë pozicion të vështirë, të konfirmoj apo jo koalicionin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles