Site icon Prishtinapress

A do të arrijnë sukses të dorëhequrit e Lëvizjes Vetëvendosje

Të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga skena politike.

Grupi “Anti Kurti”, shumë shpejt pritet të krijojnë një subjekt të ri politik.

Njohës të çështjeve politike në vend thonë se për krizen e krijuar brenda LVV-së, vështirë të gjendet ndonjë kompromis.

Shkëlzen Maliqi thotë se largimi masiv i deputetëve të VV-së, por edhe disa anëtarëve tjerë tregon se ngjarja në këtë parti është serioze dhe se nuk mund të tejkalohet lehtë.

Sipas tij, dallimet mes anëtarëve vetëm se po thellohen.

“Formimi i një partie të re besojë do të jetë një formacion mjaft serioz. Janë ndoshta diku rreth 12 deputetë që do të ndahen nga ky subjekt politik dhe do të krijojnë një grup parlamentar mjaft serioz i cili është aty afër AAK-së. Por, ky formacion mund të ketë edhe përspektivë sepse nuk është si në disa raste tjera kur kemi pas që disa anëtarë të kryesisë ose disa individë janë ndarë nga partia.”, ka thënë Maliqi në një bisedë për Indeksonline.

Maliqi konsideron se nuk janë vetmë votat e VV-së të Albin Kurtit por edhe të këtyre njerëzve që me kyqjen e tyre kanë kontribuar në këtë subjekt.

Nga ana tjetër, Nexhmedin Spahiu thotë se ata që e braktisën subjektin e Kurtit vështirë e kanë të krijojnjë një profil të ri marrë parasysh që deri më tani janë identifikuar si “Vetëvendosje”.

“Nëse formojnë një subjekt të ri nuk e besojë se mund të jetë i suksesshëm, sepse vështirë është të krijohet një parti e re, dhe plus asaj ata janë identifikuar deri tash si “Vetëvendosje”, dhe tash mendojë se është shumë vështirë të krijohet një profil i ri. Çdo tentativë mendojë se do të ishte e pasuksesshme sepse njerëzit i njohin në atë mënyrë”, ka thënë Spahiu për Indeksonline.

Spahiu thotë se edhe LVV në këtë rast do të ketë rënie, dhe ndoshta fituese e gjithë kësaj është LDK-ja. “Sigurisht që edhe LVV do të ketë rënie, ndoshta prej gjithë kësaj fituesi më i madh do të jetë LDK-ja, vetëm se kjo e fundit duhet me e ndërru lidershipin e saj, dhe përfituese padyshim do të jetë LDK”, ka shtuar ai. Kujtojmë se përçarjet dhe mosmarrëveshjet brenda Lëvizjes “Vetëvendosje”, kanë nisur tash e sa muaj, dhe dita- ditës shumë anëtarë po largohen për arsye të ndryshme.

Exit mobile version