15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

A do mundet qeveria (hipotetike;LDK&VV), me i realizu do objektiva nacionale?

Gjithë historia e ekzistimit të shtetit serb, na dëshmon një përvojë të hidhur se; Ajo,ndryshe MENDON, ndryshe GJYKON, ndryshe VEPRON!? (Në vazhdim, po ua përkujtoj ta lexoni me vëmendje, letrën e Mbretit Petar Karagjorgjeviç (apo Pjetrit të parë, më18 Tetor, 1912), ku shkruan: “… ushtria ime do te jet atje jo vetëm për të krishterët serb por edhe serbët mysliman, të cilët i duam barabart.

Përveç, këtyre edhe për Shqiptarët e krishter dhe mysliman, me të cilët populli jonë e ka nda të mirën dhe të keqën qe trembëdhjetë shekuj prej tashit.

Të gjithëve NE u sjellim liri, vllaznillak, dhe barazi…” Por, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët, në këtë orë historike? Për mendimin tim sociologjik, atyre u duhen ca vendime historike, identike me ato tē “Lëvizjes së Prizrenit”!

Ngase; 1. Kosova, si një “shtet i ri sui generis” që gjendet akoma në një proces të vetëkërkimit, verifikimit, vetëdëshmimit dhe organizimit të jetës shtetërore dhe asaj sociale, duket që ka nevojë edhe për një nxitje tjetër të re, që shquhet dhe identifikohet sociologjikisht, si deliberalizim; social, politik, ekonomik e sidomos sish kulturor…!

2. Deliberalizimi…, do e ndihmonte pa mëdyshje jo vetëm identifikimin, por edhe qartësimin e disa temave ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë: Asociacioni, Demarkacioni i qartë i kufijve me Serbinë, heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë, rrezikut nga rindarja e Kosovës, hyrja në BE, profilizimi kulturor dhe ideologjik, konsolidimi i demokracisë, etj.

3. Pra, një seri temash kruciale të tabanit kryekput gjithëkombëtar në Ballkan, të cilat në periudhat e ardhshme (dez)integruese në rajon dhe më gjerë, do të mund të shquheshin si përgjigje adekuate dhe koherente, ndaj kërkesave (rirreshtuese rajonale) dhe nevojave (qytetëruese e kulturore) të kohës…

4.Në fakt, duke parë që shumica e objektivave kombëtare (demokracia, sovraniteti, pavarësia) dhe atyre qytetare (barazia, drejtësia, mirëqenia, etj. ) nuk u arritën përmes “lëvizjes paqësore” (LDK-n), e as “lëvizjes së luftës” (PDK-në), formimi i një “Marrëveshjeje” të re gjithëkombëtare, që do të përmbushte këto objektiva, për proceset dhe zhvillimet e ardhshme rajonale, e kontinentale, jo që është i nevojshëm, por, duket edhe i paevitueshëm…në periudhat që po hyjmë!

5. Pra, një “Marrëveshje” e re, me përmbajtje dhe mobilitet pak a shumë homogjenizues, por, me alternativa të detajuara nga dora e ekspertëve gjithëshqiptar që do promovonin; Synime identike alternative, sikurse ajo e viteve 90-ta dhe ajo e fundshekullit të kaluar, që arritën të përmbysin gmjeshtërisht dhe në stilin e një katarsisi; POLITIK (një alternativë qeverisëse me kohën e re), SOCIAL (një raport shumë më të ndërgjegjësuar dhe transparent me qytetarinë!), e sidomos EKONOMIK (një modeli të ri të barazisë dhe drejtësisë ekonomike!) rrethanat e kontaminuara, çmoralizimin, korruptimin e sistemit dhe vlerat e formacionit komunist…!

6. Kjo lloj “Marrëveshje”, si kundërpërgjigje ndaj kërkesave të reja të kohës, e gjithsesi edhe Serbisë, na duhet fillimisht në Kosovë, shkaku i improvizimit, që partitë dhe elitat politike ia bënë; Projektit të shtetësisë (së paqenë!); sovranitetit (të cunguar!) dhe demokracisë (së munguar!), gjatë gjithë viteve të pasluftës! Të njejtin rrugëtim…, do të duhej vazhduar më tutje edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni.

7. Në mënyrë që njëherë e përgjithëmonë, Ballkani Perëndimor të nisë të prodhojë siguri dhe stabilitet, si për serbët ashtu edhe për shqiptarët dhe miqët tanë ndërkombëtar evroamerikan! Por, këtë “ndërmarrje” historike qeveria e ardhshme hipotetike LDK&VV, duhet ta bëjē në unison të plotë me opoziten dhe me Tiranen, duke i konsultuar kështu kokat dhe ekspertët më kulminant që tashmë i kanë me bollëk…Shpresoj, unë…!?

Shkroi: prof. dr. Fadil Maloku

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles