18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

A bie Qeveria nëse largohet Lista Serbe?

Lista Serbe nga dje, pas arrestimit të politikanit serb në Kosovës, Marko Gjuriq, ka kërcënuar do të largohet nga koalicioni qeverisës. Sot është duke u mbajtur një takim mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe ku edhe do të vendosin nëse serbët do të largohen nga koalicioni me shqiptarët.

Mirëpo a bie qeveria nëse largohet Lista Serbe nga koalicioni? Po, thotë për lajmi.net, njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baralitu. Ai thotë se nëse partitë shqiptare nuk arrin unitet atëherë nuk ka se si të vazhdojë punën Qeveria e Kosovës pasi nuk e ka shumicën.

Sipas tij, nëse nuk gjejnë këso rruge të konsensusit gjithëpërfshirës, atëherë do të duhet të ketë një qeveri teknike me marrëveshje të qartë për caktimin e një afati të caktuar të konsolidimit dhe mandej të mbajtjes së zgjedhjeve, eventualisht pas gjashtë muajsh, një viti.

“Në qoftë se një minimum vetëdije shtetërore dhe kombëtare, e jo më politike po se po, ekziston në mesin e këtyre subjekteve politike, në mesin e shumicës parlamentare dhe shumicës shqiptare, do të duhej që të kenë mirëkuptim të gjejnë një solucion urgjent. Pra, një konsensus ta bëjnë një qeveri të unitetit kombëtar ose një qeveri teknike të emergjencës, për të vazhduar në mënyrë që eventualisht deri në fund mandatin”, ka thënë ai.

“Varianti i dytë, nëse nuk gjejnë këso rruge të konsensusit gjithëpërfshirës, atëherë do të duhet të ketë një qeveri teknike me marrëveshje të qartë për caktimin e një afati të caktuar të konsolidimit dhe mandej të mbajtjes së zgjedhjeve, eventualisht pas gjashtë muajsh, një vitit sepse para asaj kohe nuk mund të ketë prurje të reja e ndryshime të mëdha dhe as nuk mund të ketë përgatitje cilësore për zgjedhje”, është shprehu Baraliu.

“Sot do të ishte domosdoshmërisht përgjigje ndaj Listës Serbe dhe Beogradit, për këto provokime që janë të qëllimshme për të vazhduar me pengesat e dialogut dhe të marrëveshjes që i është paralajmëruar  domosdoshmërisht Beogradit që deri në fund të vitit të ardhshëm duhet ta bëjë, e që do të jetë juridikisht obligative. Beogradi si duket edhe pas dialogut të brendshëm nuk ka gatishmëri për këtë, ende ka shumë mllef, shumë urrejtje, shumë paragjykime në Beograd dhe Serbi”, ka deklaruar më pas njohësi i Kushtetutës.

“Ky është rast i mirë në këtë provokim të qëllimshëm të strukturave shtetërore të Beogradit të teledirigjuara nga disa qendra ose nga një qendër të paktën, që të jepet një përgjigje meritore e unitetit dhe konsensusit në qeverisje në shumicë”, tha Baraliu

“Nëse nuk arrihet unitet bie qeveria. Nëse nuk e ka këtë vetëdije se ka qëllime vetëm për pushtet siç e kanë pasur deri tash të gjitha këto parti parlamentare që janë provuar në pushtet dhe nuk kanë dhënë rezultate, përkundrazi e kanë degraduar këtë vend sesa që ka qenë në një gjendje fillestare të ndërtimit të shtetit, atëherë padyshim që do të kemi ambivalencë dhe makiavelizëm”, thotë ai.

“Për të shfrytëzuar rastin në këtë digresion politik dhe në këtë moment të një provokimi serioz është që nuk do të duhej të bie në këtë provokim të Serbisë, atëherë do të rrëzohej qeveria dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, përfundon ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles