Tmerrohet djali: Prindërit duan ta martojnë më vajzën e xhaxhait

0
42

Ka disa vende në botë që i pranojnë martesat midis kushërinjve, madje ka raste që këto lidhje i krijojnë vetë prindërit.

Një djalë nga Azia i ka dërguar letër psikologes Deidre ku shprehet i shqetësuar për sjelljen e prindërve të tij. Ata duan ta martojnë me vajzën e xhaxhait, por ai nuk është aspak i interesuar për këtë vajzë.

Letra: Pasi më futën në kurth duke më takuar dy herë me një vajzë, me të cilën duan që të martohem, familja po më bën presion që të marr një vendim. Por thjesht nuk jam i interesuar.

Jam një 29-vjecar nga Azia. Babai im e njeh vajzën e xhaxhait prej vitesh dhe mendon se ne mund të jemi një cift i mirë. Feja ime është kundër martesave me detyrim, por prindërit krijojnë takime duke e bërë të duket sikur është rastësi.

I tregoj vazhdimisht se si ndihem, por ata nuk janë të lumtur me mua. Unë nuk kam asgjë kundër vajzës, por thjesht nuk më tërheq. Ajo është 26 vjece. Ata duan që ne të takohemi sërish. I kuptoj arsyet e familjes time, sidomos fakti që njohin familjen e vajzës i ndihmon shumë, por ndihem sikur do ti jap një shpresë false nëse pranoj.

Deidre: Fakti që je i rritur tregon se mund të bësh zgjedhje, të cilat janë në kundërshtim me ato që duan prindërit. Lumturia e tyre nuk është më e rëndësishme se e jotja.

Ji i sinqertë me ta dhe tregoji se e gjitha kjo nuk do përfundojë në martesë.