7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Veseli me një propozim për liderët e partive, u bën thirrje ta nënshkruajnë një pakt

Ish- kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të partive politike ta nënshkruajnë një pakt 10- pikësh për luftën kundër korrupsionit.

Ndër të tjera, Veseli ka specifikuar se njëra prej pikave kryesore është që në listat e deputetëve të mos futen personat me aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm.

“Javëve të fundit kam folur për luftën kundër korrupsionit dhe listën e pastër që do ta përfaqësojmë. Listë pa aktakuza dhe qeveri pa aktakuza.  Unë kam marrë vendimin për largimin e personave me aktakuza për korrupsion. Unë i kam dëgjuar gjithë liderët politikë për luftën ndaj korrpusionit, por s’kanë marrë vendim. Sot propozoj një pakt kundër kurrpsionit. Gjithë liderët duhet ta ndërmarrim këtë veprim. Njëra prej pikave mund të bëhet këtë javë: Pastrimin e listave të kandidatëve që kanë aktakzua për kurrpsion dhe nepotizëm. U bëj thirrje gjithë liderëve që të nënshkruajnë këtë pakt për të dëshmuar”, është shprehur ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles