Rrufetë vrasin katër persona në Poloni, i pesti u vra në Sllovakinë fqinje

    0
    34

    Të paktën katër njerëz gjetën vdekjen dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar në sulmet e rrufesë gjatë një stuhie në Poloni, thotë kryeministri Mateusz Morawiecki.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrufeja më e keqe ra mbi një grup alpinistësh në majën e Giewont.

    Gjithashtu, siç raportohet tutje, një person i pestë u vra në Sllovakinë fqinje. Të paktën një nga viktimat u tha se ishte një fëmijë.

    Stuhia thuhet se ka zbritur befas pas një mëngjesi me diell.

    Radio Kraków@RadioKrakow

    Naczelnik TOPR Jan Krzysztof, przekazał, że ciągle spływają kolejne zgłoszenia. TOPR-owców mają wspomagać ratownicy z Krakowa – w drodze jest już helikopter LPR.

    Embedded video

    15 people are talking about this

    “Askush nuk e priste që të shpërthejë një stuhi kaq e papritur dhe nga këndvështrimi ynë njerëzor ishte diçka që ishte e pamundur të parashikohej”, ka thënë Morawiecki tha një takim urgjent në rajon.

    Gjithashtu ka pasur raportime për viktima në pjesë të ndryshme të vargmalit. Të paktën katër helikopterë shpëtimi u dërguan në zonë.

    Incidenti më i rëndë ndodhi të enjten në majë të malit Giewont 1,894m, ku është vendosur një kryq metalik.

    Ndërkohë një banor në qytetin turistik malor të Zakopane në rajonin e Tatra postoi një video ku tregon stuhinë.