Veseli: Do të kandidoj për kryeministër që të fitojë Kosova

0
34

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pas shpërndarjes së Kuvendit ka uruar qytetarët për shkuarjen në zgjedhje.

Ai ka pranuar se do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës.

“Në ditën e parë kur kam shkuar për vizitë në SHBA kam deklaruar se zgjedhjet janë të pashmangshme, kam ndërmarr të gjitha iniciativat ligjore në bazë kushtetuese që të kemi vendimmarrje për shpërndarjen e kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme të cilën e bënë presidenti”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se ndjehet i lumtur që grupet parlamentare e kanë respektuar këtë iniciativë .

Veseli ka thënë se do të jetë kandidat për kryeministër vetëm që të fitojë Kosova.

“Unë jam Kadri Veseli dhe do të jem kandidatë për kryeministër të Kosovës. Do të jem kandidatë për kryeministër që të fitojë Kosova. Unë veç një gjë në jetë e di e ajo është me mbajt fjalën, dhe atë e mbajë gjithmonë “, u shpreh Veseli.

Veseli shtoi se këto  zgjedhje janë për ti hapur perspektivë shtetit dhe qytetarëve.