16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zeka: I pamundur bashkëpunimi LDK-NISMA, Jakup Krasniqi e largoi fotografinë e Rugovës

Milaim Zeka, kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, në Debat Plus në RTV Dukagjini, me Fidan Ramën, ka bërë të ditur programin e partisë së tij, duke kërkuar që mos të shfrytëzohen resurset shtetërore.

“Unë nuk shkoj në koalicion me asnjë parti që nuk largojnë veturat zyrtare. Të gjitha makinat zyrtare duhet të hiqen nga përdorimi. Po ashtu edhe mbrojtja e afërt duhet të largohen të ecin të vetëm si çdo qytetarë  i Kosovës”, tha Zeka, përcjell Telegrafi.

Zeka, duke komentuar koalicionet e fundit ka shtuar se një bashkëpunim në mes LDK e NISMA-së, është i pamundur kjo pasi nuk duhet të harrohet e kaluara.

“NISMA  ka zhvilluar luftë me LDK, duke i penguar njëra tjetrës. Fotografia e Presidentit, Ibrahm Rugovës është larguar nga Jakup Krasniqi, në atë kohë kryetar i Kuvendit”, ka deklaruar Zeka në Debat Plus.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles