18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Tragjedi në bregdetin italian, mbytet nëna shqiptare, shpëton e bija

Pushimet verore kanë rezultuar fatale për një grua shqiptare.

26-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur është nxjerrë nga deti në zonën e Matera pa shenja jete.

Sipas mediave italiane, ajo u vu re nga rojet bregdetare në ujë me vajzën e saj 6 vjeçare aty pranë. Ata u hodhën në det për ta shpëtuar, por ndërhyrja e tyre ishte e vonuar.

“Në Metaponto Lido, një grua me origjinë shqiptare e moshës 26 vjeç, dhe jo 35 vjeç, siç u mësua në fillim, me pushime me burrin dhe fëmijët, vdiq nga mbytja”-thuhet në njoftimin e policisë italiane.

Për momentin nuk dihen shkaqet që i morën jetën gruas, ndërsa vajza e saj ndodhet në një spital të Potenza jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, dy rojet bregdetare u larguan nga puna, me arsyetimin e mungesës së ndihmës së parë ndaj pushuesve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles