19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Merovci: Tani për tani LDK-ja nuk ka një qëndrim parazgjedhor, as afrues as refuzues

Data 22 gusht është caktuar për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa për 29 shtatori është përmendur në media si data kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Gjatë ditëve të sotshme, është përmendur shumë një koalicion mes LDK dhe Vetëvendosjes.

Takimi i kësaj jave mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit i ka shtuar edhe më shumë gjasat për një koalicion të mundshëm mes dy partive.

Indeksonline kontaktoi me Adnan Merovcin, anëtarin e ri të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Merovci beson se zgjedhjet nuk i kanë zënë të habitur akterët politik edhe pse rrethanat në politik u zhvilluan në mënyrë të vrullshme.

I.O: A mendoni se zgjedhjet e parakohshme i kanë zënë të papërgatitur të gjithë akterët politikë?

Merovci: Jeta dhe aktiviteti në politikë është organizëm i gjallë, lëvizë, ndryshon dhe metamorfon. Kjo dmth se asgjë nuk duhet t’i habis akterët politik ashtuqë ata të ndodhen në befasi ose në papërgatitje. Megjithatë në rrethanat aktuale në Kosovë gjërat u zhvilluan vrullshëm dhe pati ngjarje edhe të papritura siç ishte dorëheqja e Kryeministrit.

Tutje, Merovci tha se votuesi i LDK-së është mjaftë i vetëdijshëm për arsyeshmërinë e një koalicioni paszgjedhor me VV ose parti tjera.

I.O: Një koalicion i mundshëm mes LDK-VV, a mendoni se do të mirëpritej nga votuesi i LDK-së?

Merovci: LDK-ja që nga fillimi deri më sot i ka mbetur besnik një motoje të përpiluar nga themeluesi i saj Presidenti RUGOVA, dhe ajo është: Liri, Pavarësi, Demokraci. Nëse Liria dhe Pavarësia janë në këmbët e tyre, Demokracia është e pashterrshme, që i bie se LDK-ja i detyrohet në vazhdimësi. Politika është arti i së mundshmes dhe është kompromis, pra kur interesi i shtet-forcimit kërkon një veprim që dërgon në një kompromis, atëherë LDK-ja historikisht është veterane e kompromiseve të tilla vetëm e vetëm për ta realizuar fjalën e tretë të motos së saj që nga themelimi: Demokracisë. LDK-ja është brum politik i sprovuar dhe i pjekur dhe këtë e ka realizuar çdo herë falë elektoratit të saj. Ky elektorat jo domosdoshmërisht i ka mirëpritur vendimet e LDK-së nga shkaku i mospajtimeve me koalicione të ndryshme dhe kjo ka pasë pasojat e veta edhe në votuesit e saj. LDK-ja deri tani këto vendime reformiste që kanë kulmuar me koalicione shpesh edhe të papëlqyera nga votuesit e saj, i ka dëshmuar me intereset madhore të shtet-ndërtimit dhe shtet-forcimit përtej atyre të LDK-së. Tani ky elektorat dhe votuesit e saj janë të sprovuar dhe mjaftë të vetëdijshëm për mundësitë e koalicioneve të ndryshme. LDK-ja tashmë është shprehur përmes prijësit të saj Kryetarit Isa MUSTAFA, se veprimi më i shëndetshëm për politikën dhe demokracinë në këto zgjedhje është që partitë e mëdha të shkojnë në zgjedhje secila në vete, ashtuqë të sprovohen dhe të legjitimohen njëherë ndaras ku pas zgjedhjeve koalicionet e mundshme me fituesin e zgjedhjeve do të ishin të domosdoshme nisur nga fakti se në Kosovë nuk mund të ketë fitues absolut. Duke i marrë parasysh të gjitha këto, mendoj se votuesi i LDK-së është mjaftë i vetëdijshëm për arsyeshmërinë e një koalicioni paszgjedhor me VV ose parti tjera. Kur flasim për koalicione parazgjedhore atëherë këtu efekti në rezultate të votimit dhe zgjedhjeve është më i dukshëm sepse reflektohet menjëherë nga votuesit. Tani për tani LDK-ja nuk ka një qëndrim parazgjedhor, as afrues as refuzues, qoftë edhe për VV por kjo do të varet nga zhvillimet dhe veprimet e partive tjera para zgjedhjeve.

Në fund, Merovci shtoi se përkundër dallimeve që kanë LDK dhe VV nuk do të thotë se nuk mund të funksionojnë komplementueshëm në një qeverisje të ardhshme.

I.O: Përkundër që LDK dhe VV kanë ideologji të ndryshme, a mendoni se do të funksiononte një kombinim i tillë politikë? Në cilat pika mund të mos pajtohen?

Merovci: LDK dhe VV kanë shumë dallime objektive dhe subjektive. Fillimisht LDK-ja është një parti gjigante me një përvojë 30 vjeçare nga fillet e shtet-formimit deri më sot. LDK-ja ka qenë në udhëheqje pothuaj të të gjitha proceseve të pasluftës në Kosovë. VV është një parti e re dhe deri më tani nuk ka patur rastin të jetë në pozitë, mendoj të nivelit qendror. Sa i përket dallimeve subjektive kjo ka shpjegimin e vet që nga përkatësia statutore e LDK-së si parti e qendrës së djathtë dhe çështje tjera. Kjo nuk dmth që LDK dhe VV nuk mund të funksionojnë komplementueshëm në një qeverisje të ardhshme, por që të ndodhë kjo varet nga shumë faktor që tani për tani është herët të parashihen./

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles