18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Lufta kundër korrupsionit nuk është e lehtë, por do t’ia dal

Ai ka thënë se këtë betejë e cila është shumë e vështirë, e ka nisur nga partia e tij dhe do ta vazhdojë në gjitha institucionet e Kosovës.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë, thotë se ashtu siç ka luftuar kundër Serbisë, do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai vlerëson se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do t’i hapë Kosovës perspektivë të re të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Shumë lider të partive të tjera merren me mua dhe me Partinë Demokratike të Kosovës. Më shumë duhet të merremi me probleme që i kanë qytetarët, që është korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, ballafaqimi me Serbinë. Për besë po më pengon nganjëherë kur vendosim vija të kuqe mes shqiptarëve, por unë kam vijë të kuqe vetëm me Serbinë dhe deri në fund kam me pas me armiqtë e shtetit të Kosovës dhe kombit tim, kombit shqiptar. Ky është orientimi im. Do të kem komunikim të mirë me të gjithë për të mirën e Kosovës dhe mbrojtjen e saj për të ecë përpara. Unë jam shumë i kënaqur me reagimin e qytetarëve që po japin një përkrahje të madhe. Unë po e shoh çdo ditë nga takimet në terren. Po ua jap fjalën. Nuk e bëjë këtë për vota, ose për t’i fituar një palë zgjedhje dhe një pushtet. Pra, i turpshëm qoftë ai që e mendon në atë. Deri në fund kam me i shkua. E kam thënë dhe po e ripërsëris se qysh kam luftuar kundër Serbisë, kam me luftuar edhe kundër korrupsionit edhe dukurive negative të cilat e dëmtojnë Kosovën. Sepse, po e dobësojnë Kosovën edhe në ballafaqim me Serbinë. Nuk do të jem tolerant ndaj njerëzve në partinë time e lëre më ndaj partive tjera. S’do të ketë në qeverisjen time katër vjeçare njerëz të korruptuar, do t’i japim mundësi njerëzve të rinj dhe të pa korruptuar. Është një rrugëtim që është i pandalshëm, vetëm vonim nuk ka shpëtim. Ky është edhe qëllimi im jetësor në politikë, edhe pse kandidoj për Kryeministër. Ta përfundojmë përfundimisht ballafaqimin me Serbinë dhe t’i japim perspektivë Kosovës sonë në luftë të pa kompromis kundër korrupsionit dhe në punësim e zhvillim ekonomik.

Me SHBA-në dhe me partnerët perëndimor evropianë, Kosova nuk duhet assesi me i zbehë raportet dhe me i shikua si armiq”, tha Veseli.

Kryetari i PDK-së ka folur në këtë intervistë edhe për qëndrimet e fundit të aleatëve të Kosovës, vendeve të Quintit. Ai ka thënë se në këto zgjedhje që po vijnë, qytetarët do të vendosin a duam të vazhdojmë rrugën e partneritetit të sigurt me aleatët tanë perëndimorë, apo duan që vendi të mbetet i izoluar e pa miq.

“Janë shqetësime të arsyeshme të miqve tanë të Kosovës me të cilët kemi arritur deri këtu lirinë dhe kemi arritur shtetin e pavarur dhe sovran, prandaj duhet të ecim bashkërisht. Ajo çka është më kryesore, nga këto zgjedhje që do të mbahen, do të jenë shumë vendimtare për drejtimin që do ta merr Kosova. A do të jetë një drejtim i partneritetit dhe mençurisë strategjike të Kosovës që së bashku me këtë partneritet ta mbrojmë këtë çka kemi arritur deri më tani dhe të ecim sigurt drejt integrimeve Euro-atlantike, apo do të kalojmë në një aventurë, e cila ka shumë të panjohura që është konfrontim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë perëndimor të Evropës që shihen si armiq. Andaj, është e rëndësishme dhe unë i kam takuar shumicën e ambasadorëve, të SHBA-së dhe vendeve perëndimore. Janë me Kosovën, janë për Kosovën dhe jam i sigurt që qytetarët do të dinë edhe në vendimmarrjen e vet t’i japin këtij drejtimi edhe këtij partneriteti, ta fuqizojmë edhe më shumë”, thotë Veseli.

Lideri i PDK-së ka folur edhe për takimin e djeshëm ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit dhe mundësinë që LDK e VV të bëjnë koalicion parazgjedhor. Ai thotë se nga takimet Mustafa-Kurti është vetëm një gjë e sigurt e cila nuk do të realizohet: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi siç thotë Veseli, ky takim ishte vetëm për interesat e tyre personale.

“Janë takime normale. Në rrethanat politike paritë politike edhe bëjnë koalicione. Është pak a shumë jo normale historia të cilën e kanë këta dy persona që po tentojnë të bëhen partner në rrethanat e reja. Në fakt nga ai takim mund të ketë vetëm diçka, është takim nga i cili nuk mund të presin asgjë qytetarët e Republikës së Kosovës. Takim që ka interes t’i akomodojnë interesat e tyre, të bashkëpartiakëve të tyre, është interes për pushtet. Bile mirë që u pa ky takim për ta parë edhe qytetarët se çfarë parimesh kanë ata në ato të cilat kanë etiketuar njëri tjetrin. Por, duhet me pranua edhe një fakt, është edhe një takim që shpreh edhe një frikë, sepse nuk munden me u ballafaqua me Partinë Demokratike të Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles