14.5 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri sulmon sërish LDK-në e VV-në: Ato nuk janë të gatshme që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se t’u gjesh pika të dobëta dy partive të opozitës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe lëvizjes Vetëvendosje, nuk është punë e madhe dhe është diçka shumë e lehtë.

Tahiri ka folur të enjten në Radio Televizionin e Kosovës.

“T’iu gjesh pika të dobëta dy partive, LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk është punë shumë e madhe. Është punë shumë e lehtë, sepse realisht janë dy parti opozitare, që janë të thyera dhe që po del se nuk janë të gatshme që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Tahiri e ka përjashtuar mundësinë që të ketë qeveri të re pa zgjedhje. “Nuk do të ketë asnjë mundësi që të ketë kurrfarë qeverie dhe zgjedhjet do të jenë të pashmangshme”, ka thënë ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles