8.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: PDK-ja s’bën kompromise më, Kadri Veseli kryeministër i ardhshëm

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) postin e kreut të Qeverisë nuk do ta dorëzojë me asnjë kusht dhe në zgjedhjet e parakohshme do të garojnë si parti e vetme.

Anëtari i Këshillit të Përgjigjëm të kësaj partie, Kujtim Gashi ka deklaruar sot për Ekonomia Online se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kandidat për kryeministër do të jetë kreu i PDK-së Kadri Veseli.

Ai tha se zgjedhjet janë i vetmi opsion dhe se si parti janë të interesuar që vendi të bëhet me Qeveri të re në mënyrë që koncentrimi të jenë në zhvillim ekonomik dhe integrim në mekanizmat ndërkombëtar.

Ministri i Kulturës, njëherësh zyrtar i lartë në PDK, Kujtim Gashi ka thënë me bindje të plotë se Kadri Veseli do të udhëheq me Qeverinë e re.

“Është i qartë qëndrimi i PDK-së: Zgjedhjet janë i vetmi opsion në këto momente pas rrethanave të reja të krijuara. Si subjekt jemi të interesuar që vendi ynë të shkoj në zgjedhje dhe legjitimiteti t’i kthehet qytetarëve, sovranit dhe në mënyrë më të mirë të mundshme ta ketë Kosova një Qeveri të re në muajt në vazhdim në mënyrë që vendi të ketë një drejtim ndryshe, të ri, me një qasje të re në kuptimin e zhvillimit ekonomik por edhe të integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar dhe kush më mirë se sa PDK-ja dhe lideri ynë, kryeministri i ardhshëm Kadri Veseli do të mund ta bënte. Pra si subjekt jemi shumë të interesuar që të kemi zgjedhje. PDK-ja gjithsesi do të jetë e para dhe Kosova për një periudhë të shkurtë do ta ketë kryeministrin e ri, pra kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli”.

Sipas tij, nuk do të ketë më kompromise për pozitën e kryeministrit, siç ka ndodhur në dy mandatet e kaluara, për hir të disa proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi.

“PDK-ja është tejet e përgatitur për zgjedhje është shumë e qartë, pra nuk ka asnjë kompromis me pozitën e kryeministrit, ne për hir të disa proceseve shumë të mëdha e të rëndësishme që kanë ndodh në Kosovë edhe shumë zhvillimeve që kanë ndodh në vendin tonë, kemi bërë kompromise të ndryshme duke dhënë dy herë postin e kryeministrit por PDK-ja, strukturat e saja, kryesitë e degëve, nëndegëve, kryesia e partisë janë të vendosura që të i fitojnë zgjedhjet dhe Kosovën ta drejtoj kryeministri i ardhshëm, Kadri Veseli”, tha Gashi.

Ai tha se PDK-ja është e hapur për koalicion me të gjitha subjektet politike, por që, sipas Gashit, synim e kanë realizimin e programit të PDK-së.

“Ne si subjekt siç e dini jemi të interesuar fillimisht të i fitojmë zgjedhjet. Jemi duke punuar në atë drejtim dhe pa dyshim që në kuadër të programit tonë, në kuadër të agjendës sonë për Qeverinë e re do të shohim që cilat parti janë më të afërta në kuptimin e programit dhe pjesa e zhvillimit ekonomik sepse do ta kemi një fokus të veçantë të zhvillimin ekonomik, ndërmarrësin e krijimit të vendeve të reja të punës, në mbështetje për të gjitha shtresat dhe gjithë sektorët në Kosovë dhe secili subjekt që është i përafërt me ne në këtë drejtim e do të u ofrojmë mundësi, PDK-ja është e hapur për gjitha subjektet politike, por gjithsesi synim parësor e ka realizimin e programit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe subjekti politik që do ta ketë më të përafërt programin sigurisht që do të jetë pjesë e qeverisë sonë të përbashkët”.

“Synimi i parë është të jemi subjekti i parë politik, t’i fitojmë zgjedhjet që nuk kemi asnjë dyshim sepse gjitha strukturat i kemi të gatshme në terren, shihet një entuziazëm dhe vullnet i madh për të punuar drejtë fitores, kurse siç e dini Kosova ka në traditë të bashkëqeverisjes me komunitete ka shumë parti të komuniteteve në Kuvend dhe ne do të ofrojmë bashkëpunim”.

PDK-ja thotë Gashi parapëlqen të qeverisë me partitë që i shtyjnë përpara proceset e rëndësishme për vendin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles