Peshqit e Lumëbardhit nisën të zhduken, mbyllet fabrika që po i mbyste ata

0
29

Një nga troftat e rralla nisën të zhdukeshin në Lumin Lumëbardh, si pasojë e mbetjeve që derdheshin nga fabrika e djathit në Grykën e Rugovës në Pejë, duke shkaktuar ngordhjen e tyre.

Banorët kishin thënë se kjo s’ishte hera e parë që kishte ngordhje masive të peshqve të cilët dilnin shpesh në sipërfaqen e ujit, e për këtë pati reaguar edhe Shoqata “Trofta” në Pejë.

Ndërsa mësohet se kjo fabrikë tashmë është mbyllur. Këtë mund ta shihni edhe përmes këtyre pamjeve, të cilat tregojnë se i është vënë dryni.