16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari Lladrovci pret në takim kryeparlamentarin Kadri Veseli

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli si dhe Blerand Stavilecin.

Në takim, kryetari Lladrovci e njoftoi Kryeparlamentarin për  projektet kapitale  të Komunës të cilat janë në realizim  e sipër dhe për ato të realizuara,  për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e në rritje, e falënderoi sinqerisht  atë për përkrahjen e pa rezervë  dhe  shprehu pritshmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej me qëllim të rritjes së  mirëqenies për të gjithë  qytetarët pa dallim  në një shtet të mundësive dhe gjasave të barabarta, në gjirin e vlerave dhe demokracisë euro-atlantike.

Kryeparlamentari Veseli nga ana e tij, pasi falënderoi kryetarin Lladrovci për mikpritjen, e uroi për  sukseset e komunës së Drenasit, për shembullin e transparencës,   i dha mbështetje dhe përkrahje kryetarit Lladrovci në përkushtimin e tij  që Drenasi  të jetë shembull  për zbatimin e ligjshmërisë, në denoncimet e keqpërdorimeve të parasë publike dhe u angazhua për një forcim dhe rritje të mëtejshme të bashkëpunimit në interes të të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles