15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Analistët: Rikthimi në zyrën e kryeministrit, nuk i bën nderë Haradinajt

Nesër, kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj ka thirr mbledhje të qeverisë. Kjo, sipas njohësve të zhvillimeve politike, nuk duhet të ndodhë. Madje, ata insistojnë se zgjidhje janë vetëm zgjedhjet e parakohshme.

Ish – kryeministri Ramush Haradinaj, ka thirrur mbledhjen e rregullt të  qeverisë për ditën e premte, në cilësinë e mbledhjeve të rregullta të qeverisë në detyrë.

Por sipas njohësit të rrethanave politike, Artan Muhaxhiri, një gjë të tillë ia ndalon edhe aspekti juridik.

“Mendoj se nuk ka kurrfarë logjike politike e as morale që zoti Haradinaj të vazhdojë të shkojë në zyrën e tij. A aspekti juridik nuk ja legjitimon një gjë të tillë sepse dorëheqja dallon prej shkarkimit, por në rastin e Haradinajt nuk ka kurrfarë kuptimi se ai tha vet që nuk dëshiron ta dërgojë në Hagë kryeministrin e Kosovës por vetëm Ramush Haradinajn si individ, prandaj edhe rikthimi i tij në pozitën formale qoftë edhe simbolikisht të kryeministrit nuk i bën nderë as atij e as Kosovës”, tha për RTV Dukagjinin, Artan Muhaxhiri.

Nga ana tjetër, ai shprehet se qeveria teknike është më pak e mundshme, duke e ditur përçarjen e  spektrit politik në vend. Prandaj zgjidhja më e mirë mbeten zgjedhjet e reja.

“Opsioni më valid është ai që të shkohet në zgjedhje të reja, sepse për krijimin e një qeverie teknike nevojitet vullnet i plotë i të gjithë akterëve përfshirë pozitën dhe opozitën. Në një marrëveshje të gjerë do të caktoheshin edhe kufizimet kohore dhe mandatorë të qeverisë teknike”, shtoi më tej Artan Muhaxhiri, përcjell Telegrafi.

Njëjtë mendon edhe  Jemir Bakija, nga Demokracia plus i cili thotë se zgjidhja aktuale që i duhet vendit është shpërbërja e Kuvendit.

“Opsioni më i shpejt dhe që duket më i arsyeshëm do të ishte shpërbërja e Kuvendit. Ka një iniciativë që ka filluar prej dy muajsh që është filluar por ende nuk është dorëzuar. Mbetet që ajo iniciativë të përfundohet dhe është gjithë ajo çfarë kërkojnë partitë”, tha Jetmir Bakija..

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles