18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli: Po kontaktojmë me autoritetet e Maqedonisë Veriore, për të siguruar lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Maqedoninë Veriore sipas një urdhërarresti të Serbisë.

Ai ka thënë thënë se është në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore, për të siguruar lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.

Pacolli ka thënë se urdhër-arrestet politike të Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në arsye politike.

Më tej ai ka pohuar se beson që do të ndodhë së shpejti lirimi i Tomor Morinës, dhe se ai do të kthehet tek familja e tij.

Ministri Pacolli, ka theksuar se Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë miqësi të ngushtë dhe partneritet dhe si partnerë  do ta zgjidhin këtë çështje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles