24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Cila është koha më e mirë për të ushtruar?

Disa njerëz kanë dëshirë të ushtrojnë në mëngjes. Kjo u përshtatet më shumë me rutinën e tyre ditore. Ndërsa disa të tjerë kanë dëshirë që ushtrimet të i bëjnë në mbrëmje.

Por a ka kjo ndonjë dallim?

Shumë studime tregojnë se ka dallime në kohët kur ushtroni. Një studim i fundit ka gjetur se ushtrimet në mëngjes aktivizojnë gjene të caktuara në qelizat e muskujve, duke e shtuar aftësine e tyre që të tretin në metabolizëm sheqerin dhe yndyrën.

Në anën tjetër ushtrimet në mbrëmje përdorin më pak oksigjen duke bërë që stërvitjet të jenë më efektive dhe përmirësojnë performncën e atletëve. Kjo u përshtatet shumë sportistëve.

“Ushtrimet në mbrëmje prodhojnë performancë më të mirë në krahasim me ato në mëngjes, pasi që atletët konsumojnë më pak oksigjen, kështu përdorin më pak energji”, thotë Gad Asher, një hulumtues nga Instituti i Shkencës në Ueizmann.

Gjithsesi përfitime ka nga të dyja kohët. Varet se cilat përfitime ju ndihmojnë më shumë juve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles