18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Shoqëria civile dhe deputetët kundërshtojnë krijimin e Komisionit parlamentar për hetimin listave të veteranëve

Kërkesës së kryeparlamentarit, Kadri Veseli për krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e listave të fryra të veteranëve dhe njëherësh pastrimin e tyre, shoqëria civile dhe deputetë  të Kuvendit i janë përgjigjur negativisht.

Kjo sipas tyre është ndërhyrje në gjyqësor dhe njëherësh keqpërdorim i komisioneve hetimore parlamentare.

Betim Musliu nga konsideron se kjo iniciativë përbën ndërhyrje në punën e drejtësisë, pasi sipas tij lidhur me rastin ‘Veteranët e rrejshëm’ është ngritur aktakuzë.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka thënë se më trajtimin e kësaj çështjeje duhet të merret vetëm Komisioni Shtetëror.

“Qytetarët dhe vetë veteranët e UÇK-së kanë nevojë që të arrihet e vërteta, por e vërteta nuk mund të arrihet duke krijuar trupa paralele”, tha Hoti, për RTV21.

Sipas deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, çdo involvim i politikës në këtë çështje do ta dëmtojë procesin e hetimit.

Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, konsideron se kryeparlamentari Veseli mund të zgjedh rrugë më të shkurtër për zgjidhjen e çështjes dhe opsioni i fundit është formimi i Komisionit hetimor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles