Në “luftë” për ushtrinë

0
32

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj prejse tri projektligjet për formimin e ushtrisë së Kosovës janë votuar në Kuvendin e Kosovës, derisa pak ditë më vonë këto ligje hynë edhe zyrtarisht në fuqi. Mirëpo, partitë opozitare, veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje, po e kritikojnë Qeverinë “Haradinaj” për mospërmbushjen e planit operativ për transformimin e ushtrisë, gjegjësisht për bllokim të këtij procesi

Njësoj vlerësojnë edhe ekspertët e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, të cilët kanë theksuar se janë evidentuar vonesa në organizimin dhe në funksionalizimin e FSK-së sipas misionit të ri.

Sipas tyre, çështja e ristrukturimit është dashur të rregullohet brenda tremujorit të parë pas votimit të Ushtrisë, si dhe është dashur që Shtabi i FSK-së të veçohej, të formësohej me një aktivitet ushtarak, në mënyrë që të shihej se si mund të funksionojë me detyra shtesë ushtarake.

Pavarësisht kritikave të opozitës lidhur me funksionalizimin e Ushtrisë së Kosovës, nga Ministria e Mbrojtjes po e mohojnë se janë duke shkelur afatet ligjore për transformimin e FSK-së në ushtri. /Zeri