Drejtori i ujësjellësit: Po rritet keqpërdorimi i ujit të pijshëm

0
46

Drejtori ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin Albert Spahiu, ka thënë se është rritur keqpërdorimi i ujit të pijshëm.

Abdullahu shton se për kundër temperaturave të larta, furnizimi me ujë vazhdon të jetë stabil.

“Furnizimi i ujit të pijshëm vazhdon të jetë stabil krahas kushteve apo temperaturave të larta që tashmë janë në regjionin tonë. Keqpërdorimet janë në rritje, ku konsumi është rrit si rezultat i keqpërdorimit në tërë regjionin e Prishtinës dhe në komunat që ne i menaxhojmë dhe i furnizojmë. Sipërfaqet e gjelbra vazhdojnë të konsumojnë ujë tej mase, i cili nuk është planifikuar të ketë qëllime për ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra apo larjen e ndryshme”, thotë Abdullahu.

Ai paralajmëron se duhet të ketë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm pasi që niveli i liqeneve është në rënie.

“Është evidente që rënia e nivelit të liqeneve është duke ndodhur dhe kjo ndodh se ka pasur rënie të reshjeve nën mesatare, kështu që kjo prek dhe nivelet akumuluese në liqenin e Batllavës dhe Badocit”, thotë ai.

Drejtori ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, gjatë intervistës për Telegrafi.com

Sipas Abdullahut, KRU “Prishtina” në bashkëpunim me inspektorët komunal është duke bërë monitorimin e zonave ku ka keqpërdorime të ujit të pijshëm.

“KRU ‘Prishtina’ deri më tani është duke marr masa vetëm me inspektorë dhe i gjithë personeli është duke marr pjesë aty ku ka keqpërdorime të mos ndodhin. Në komunikim me banorët dhe ekipet e inspektorëve janë duke bërë monitorimin e disa zonave dhe besoj se gjatë kësaj jave do të komunikojmë dhe me inspektoratet komunale që bashkërisht të dalim dhe të gjinden kep përdoruesit e ujit dhe të sanksionohen apo dënohen. Në të kaluarën me inspektorët komunal kanë nxjerr nga një gjobë mandatore aty për aty, i cili konsumator ka keqpërdorur ujin e pijshëm. Të gjitha masat do të merren që të ngritët vetëdija e qytetarëve për sa i përket përdorimit të ujit të pijshëm”, tregon Abdullahu.

Liqeni i Batllavë

Në këtë intervistë, Abdullahu ka folur dhe për borxhin që kanë konsumatorët si dhe dërgimin e lëndëve te përmbaruesit privat për shlyerjen e këtij borxhi.