13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Bezdia që shkakton infeksioni vaginal me kandida!

Simptomat e infeksionit vaginal me kandida janë kruarja, djegia, dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale, urinimi me dhimbje dhe sekrecionet vagjinale të shtuara, të trasha dhe të bardha.

Shkaktohet nga Candida albicans e cila shpeshherë gjendet në vagjinë, gojë, zorrë dhe lëkurë dhe ndonjëherë shumohet tejmase dhe e mposht veprimin mbrojtës të florës normale bakterore.

Kandidiaza nuk konsiderohet sëmundje që bartet me marrëdhënie seksuale, por është e mundur që edhe partneri të ketë kruarje dhe puçrra në penis.

Nuk rekomandohet që të vetmjekoheni! Paraprakisht vërtetohet shkaku i infeksionit, sidomos nëse jeni shtatzënë ose keni infeksione tê shpeshta.

Mos e shpërlani vagjinën, sepse në këtë mënyrë e çrregulloni aciditetin e saj dhe baraspeshën e mikroorganizmave që janë në vagjinë.

Për t’i parandaluar infeksionet me kandida:

• Vishni të brendshme të pambukta dhe jo të ngushta (edhe pantallonat nuk duhet të jenë të ngushtë)

• Ndërroni shpesh bindet dhe tamponët

• Mos rrini gjatë në ujë (sidomos në ujë të ngrohtë)

• Mos i mbani në trup kostumet e lagura të larjes

Përdorimi i antibiotikëve, steroideve dhe kontraceptivëve oralë e çrregullon statusin acidobazik të vagjinës dhe e mundëson rritjen e kandidës.

Nëse keni më shumë se katër infeksione gjatë vitit, ky konsiderohet infeksion rekurent dhe duhet bërë hulumtime shtesë për ndonjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese (p.sh. sëmundja e sheqerit ose ndonjë infeksion tjetër). 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles