15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Çdo gjë reformuese dhe në dobi të qytetarëve, është e pa pranueshme për Lëvizjen Vetëvendosje

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i vlerëson si të papranueshme deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka tendencë të komprometoj çdo proces në vend përfshirë edhe provimin e noterisë i cili është tërësisht profesional dhe apolitik.

Deklarata e plotë e Ministrit Tahiri:

“Është i pa pranueshëm sulmi që sot Lëvizja Vetëvendosje i bëri një procesi tërësisht profesional e të udhëhequr sipas ligjit, atë të provimit të Noterisë.

 

Nga një pozicion ekskluzivisht politik, deputetja Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një konference për media mori guximin për të komentuar dhe gjykuar një proces ekskluzivisht profesional e apolitik.

Ndërhyrje më arbitrare në një Republikë ku sundon rendi e ligji nuk ka, sesa t’i klasifikosh qytetarët si të pa denjë për të qenë pjesë e garës së lirë në zhvillimin e tyre profesional e të karrierës.

Kjo është e pa falshme për një parti politike dhe është mënyra më absurde përmes së cilës Vetëvendosje e tregon degradimin e konceptit të saj politik, në raport me liritë dhe të drejtat themelore që i njeh Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Një proces, për të cilin ka definim të qartë ligjor se kush mund të jetë pjesë, si realizohet i njëjti, në sa faza, si bëhet vlerësimi dhe licencimi, është më tepër se absurde të kesh nevojë ta interpretosh.

Dëshiroj të siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se Ligji i ri për Noterinë dhe shtimi i numrit të tyre sipas formulës 1 Noter në 10 mijë banorë, është menduar dhe është duke u realizuar për të ofruar shërbimet sa më afër tyre, për të rritur efikasitetin dhe për të mundësuar qasjen më të lehtë në shërbime noteriale në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Si një ndër masat që mundësojnë qasje më të lehtë e më të shpejtë në drejtësi, i tërë ky proces i udhëhequr ekskluzivisht mbi bazën e ligjit, është reformë që do arrijë efektet që do t’i ndjejnë qytetarët.

E problem me këtë reformë, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ka vetëm Lëvizja Vetëvendosje, për të cilën, çdo gjë reformuese dhe në dobi të qytetarëve është e pa pranueshme në orbitën e saj.

Por i siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës, se as Vetëvendosje dhe askush tjetër nuk do ta kenë komoditetin për ta shfrytëzuar një proces tërësisht profesional e ligjor për të arritur qëllimet e veta.

Është koha e fundit që Lëvizja Vetëvendosje të piqet politikisht, për të bërë dallimin mes zbatimit të ligjit dhe politizimit të çdo gjëje që ndërlidhet me proceset profesionale.

Çdo parregullsi eventuale apo dyshim, ka adresë se si mund të trajtohet dhe adresa është ligji, zbatimi i tij dhe masat për shkeljen e tij.

Nuk mund të tolerojmë që çështjet profesionale e të përcaktuara shumë qartë nga ligji, të jenë subjekt i ujdive politike dhe as manipulimeve me opinionin.

Një tendencë e tillë si kjo e sotshmja, nuk është aspak shqetësuese për procesin e provimit të noterisë që është realizuar mbi kriteret e definuara mjaft qartë, por është shqetësuese për mënyrën dhe modelin devalvues të çdo gjëje pozitive që ndodhë në këtë vend, të cilën Lëvizja Vetëvendosje përpiqet t’ia shërbejë qytetarëve të Republikës së Kosovës në mënyrë të kundërt.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles