Nisin punimet në revitalizimin e urës së Terezive dhe asaj të Tabakut

0
35

Komuna e Gjakovës, Zyra e Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut.

Punimet në këtë projekt që do të zgjasin tre muaj përfshijnë zbukurimin e vendeve përreth urave, krijimin e shtigjeve të reja, vendosjen e ulëseve, elektrifikimin dhe shënimet historike dhe interpretimin e vendndodhjes.

Ky aktivitet bëhet në bashkëfinancim me Komunën e Gjakovës dhe është pjesë e projektit Dialogu Ndërkomunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP.

Punimet ishin planifikuar të fillonin javën e kaluar, por për shkaqe teknike ishte shtyrë për ditën e sotme.

Punimet në këto dy vendndodhje me rëndësi për trashëgiminë kulturore do të hapen me fillim në ora 14:00 tek Ura e Terezive dhe 14:45 tek Ura e Tabakut.