Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës që është “Heqja e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave”.
Kjo seancë është thirrur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Çështja e homologimit ka qenë pikë diskutimi edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik që u mbajt ditë më parë.
Kritika për ligjin kanë dhënë edhe deputetë të tjerë opozitarë.