15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Apostolova kritikon monopolin e homologimit

Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kanë diskutuar me shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave/barrierat jotarifore për importin e veturave të reja që kanë origjinën nga BE-ja

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova i’a ka rrëfyer deputetëve të Kuvendit të Kosovës dëmet që priten të shkaktohen nëse Ministria e Infrastrukturës nuk e shfuqizon Udhëzimin Administrativ që i’a zgjatë kontratën kompanisë EuroLabi në monopolin e homologimit të veturave.

Kryetarja e këtij komisioni. Sala Berisha-Shala, tha se personalisht ka marrë një letër për një shqetësim dhe në dy mbledhjet e kaluara ku kanë diskutuar si komision për homologimin .

Sheja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka theksuar nevojën e konkurrencës në secilin treg dhe dëmin që po i bëhet qytetarëve nga monopoli.

“Konkurrenca është një nga elementet themelore te tregut të lirë dhe është një fushë ku Kosova duhet ta përmirësoj vetën, është temë e pashmangshme pasi bjen të mira. “Homologimi i veturave është çështje që zyrja e BE e ka ngritur si çështje tash e disa vite. Na e kemi diskutuar me ministrinë, kryeministrinë.. Ne kemi frikë se mund të ketë zgjatje të kontratës me operatorin ekonomik ‘EuroLab’. Tani me qytetarët po paguajnë çmime më të larta që jepen veç në Prishtinë dhe te cilat nuk janë të sfiduara nga kompanitë e tjera dhe çmimi është më i larti në rajon”, tha Apostolova.

Deputeti i VV-së, Glauk Konjuca, tha se ata të cilët kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë përituar miliona euro duhet të japin përgjegjësi.

“Unë mendoj se tani është vonë, nuk dua të them se procesi është i pakthyeshëm, këtu ka përgjegjësi  penale e dikush duhet me u dënu, ka pasë përfitim të jashtëligjshëm qindra miliona euro”, ka thënë ai.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se udhëzimi administrativ është komplet në kundërshtim me ligjin për automjetet.

“Unë ju bëjë me dije se këtë çështje e kam ngritur nga korriku i vitit të kaluar. Ai udhëzim është komplet në kundërshtim me ligjin për automjetet. Ne kemi luajtur rolin tonë, por besoj që ka ardh koha t’i bashkojmë forcat të jemi më të zëshëm ndaj keqpërdoruesve”, tha ajo, raporton EO.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, duke u pajtuar me konstatimin e deputetes Bajrami, thotë se për këtë cështje nuk ish dashur të pritet ardhja e Apostolovës për biseduar për këtë temë.

“Shpreh keqardhjen qe po e mbajmë me iniciativën e Apostolovës, është tregim i keq për traditën e Kosovës që duhet një ambasador me na mbledh për temat që i kemi biseduar vet. Nuk ish dashtë ambasadorja me ardhë me tregu për këto shqetësime. Kjo s’është trajtuar dhe nuk do të trajnohet vetëm si çështje politike , është për keqardhje si një temë e mirë rrëshqet në terrenin e akuzave politike”, tha ai.

Deputeti Lutfi Zharku tha se në të kaluarën janë gjetur nënshkrime për homologim duke përmendur rastin e vitit 2008.

Shefja e BE-së Apostolova tha ka ardhur momenti që të gjithë së bashku ti bëjmë presion Qeverisë.

“Nuk jam këtu për të bërë lojë dhe garë. Deri sot skam pasë asnjë reagim nga ta, ngriteni zërin. Ne jemi pyetur nga ministri Lekaj që të sjellim ekspertë qe të marr vendimin e drejtë. Nuk ka qenë e lehtë ta bëjmë këtë, dje s’ka pasë energji brenda ministrisë. Momenti ka ardhë që të gjithë së bashku t’i bëjmë presion Qeverisë”, tha ajo.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles