13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

    Ministri Lekaj: Mbrojtëset e dëmtuara nga aksidentet, po zëvendësohen me të reja

    0
    38

     

    Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se pahitë e dëmtuara nga aksidentet, po zëvendësohen me të reja, në shumë rrugë të Kosovës.

    Këtë deklaratë Lekaj e bëri të ditur në rrjetin social në Facebook ku tha se edhe aty ku janë larguar nga qytetarët, po rivendosen masat mbrojtëse.

    Sipas tij, rrugë cilësore dhe të sigurta janë qëllimi ynë, prandaj pret që të ketë edhe mbështetjen qytetarëve, duke mos e dëmtuar pronën publike.

    Ministri ka shtuar se aktualisht po punohet në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë dhe në kyçjet e autostradave, prandaj iu bëri thirrje vozitësve që të kenë kujdes nga prezenca e punëtorëve dhe makinerisë.