13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

A goditi Veseli te fortit e PDK-së për korrupsion dhe nepotizëm

Veseli dje ne konventën festive premtoj luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit para zyrtarëve të PDK-së mirëpo ne mesin e tyre dhe përballë Veselit ishin edhe disa zyrtarë te PDK-së me aktakuza dhe nepotizëm.

Kryetari i rizgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës,  në konventën festive të kësaj partie ka thënë se njerëzit e korruptuar nuk do të kenë vend në PDK.

Ai tha se do ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

“Disa njerëz që kanë qenë në PDK dhe kanë abuzuar me pushtetin na kanë dëmtuar, por kjo do të marrë fund. Ata njerëz nuk do të kenë vend në partine tonë. Qytetarët janë ngopur me fjalë, po presin veprime”, tha ai.

Por, teksa lideri i PDK-së fliste për luftimin e korrupsionit, krimit e nepotizmit, në rendin e parë, pranë foltores, fjalët e tij i dëgjonin disa prej njerëzve kryesorë të kësaj partie që kanë probleme me ligjin: Sami Lushtaku, Besim Beqaj, Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, Nijazi Kryeziu etj.

Tutje, kryetari i PDK-së në fjalimin e tij tha se ekzekutivi i ardhëm i Kosovës do të udhëhiqet nga partia që drejton ai.

“Me angazhimin tuaj dhe me ndihmën e qytetarëve tanë të mrekullueshëm, në zgjedhjet e ardhshme ne do ta kemi pushtetin e nevojshëm dhe do ta udhëheqim Qeverinë. Atëherë do të jemi në gjendje ta zbatojmë vizionin tonë të plotë, edhe më mirë, për Dekadën e Re”, tha kreu i PDK-së.

“Më pak pushtet për Qeverinë. Më shumë pushtet për qytetarët. Po flas për një ekonomi të lirë të tregut, të bazuar në ndërmarrësi, konkurrencë dhe sundim të ligjit. Por, për ta arritur këtë, ka një kusht: ta luftojmë korrupsionin dhe ta forcojmë sundimin e ligjit”, deklaroi Veseli.

Ai ka marrë një shembull të një të riu kosovar i cili nuk kishte mundur të gjente punë në Kosovë, ndonëse kishte shkollimin e duhur. Krejt kjo, sipas Veselit, për shkak të nepotizmit.

“Këtë e presin qytetarët nga ne, sepse ata janë ngopur me fjalë dhe janë të etur për veprime. Prandaj, shumë shpejt, ju do të shihni ndryshime të mëdha dhe hapa të rëndësishëm. Do ta çojmë partinë drejt një etape të re. Gjithmonë, kur kam para vetes vendime të rënda, vështirësi, më kujtohen ditët e mia në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Asokohe, ishim pak veta kundër një ushtrie të madhe. Shpesh, nuk na besonte pothuajse askush, madje as të afërmit, se do të mund t’ia dilnim dhe se do të mund te fitonim. Por, ne e dinim se nuk kishim opsion tjetër përveç se të vepronim. Vetëm nëse do të vepronim, vetëm nëse do të merrnim vendime, vetëm nëse do ta kishim guximin që duhej, do ta çlironim Kosovën”, tha Veseli.

Mbetet te pritet se a do te ketë guximin e vendimmarrjes z. Veseli ne luftimin e këtyre dukurive për pastrimin e partisë nga disa zyrtar te saj te korruptuar e po ashtu edhe ata qe kanë krijuar nepotizëm kur dihet qe disa prej tyre kanë fuqi në parti siç është Sami Lushtaku i njëjti është zgjedhur së bashku me djalin e tij Mërgimin anëtar në Këshillin Drejtues te PDK-së.

Lexo edhe:

https://prishtinapress.eu/2019/06/18/keta-jane-anetaret-e-rinj-te-keshillit-drejtues-te-pdk-se-foto/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles